22 Dhjetor 2024

Shqipëria është viziutar nga 4 milionë 736 mijë vizitorë

Tiranë, 21 janar - Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit në periudhën janar-dhjetor 2012 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4 milionë 736 mijë vizitorë.

Në periudhën janar-dhjetor 2012 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4 milionë 736 mijë vizitorë, sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, nga të cilët 3.4 milionë vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe 1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare.

Sipas ministrit të Turizmit, Aldo Bumçi, \"në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej 702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011\". Ai bëri të ditur se numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48%, të ndjekur nga maqedonas 12%, malazezë 5%, grekë 7%, italianë 4%, gjermanë 2%, etj.

Krahas rritjes në përgjithësi, ka ardhur më rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e Evropës perëndimore dhe SHBA. Por rritje ka shënuar edhe numri i vizitorëve nga vendet e rajonit.

Referuar statistikave, në vitin 2012 kanë hyrë 78 539 vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011, 225 175 vizitorë grekë ose 49% më shumë se në 2011, 147 018 vizitorë italianë ose 10% më shumë se 2011, 42 546 vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011, 58 621 vizitorë nga SHBA ose 5% më shumë se 2011.

Në vitin 2012 parqet dhe muzetë e Shqipërisë janë vizituar nga 1, 4 milionë vizitore vendas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milionë lekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)