Shqipëria dhe Turqia të preferuara për pushime
Shkup, 7 korrik - Agjencitë turistike theksojnë se këtë vit shumë oferta nga Turqia vijnë me çmime të volitshme duke qenë prej 290 deri në 400 euro pansione të plota një javore në hotelet luksoze në rivierën turke.
Bregdeti shqiptar dhe turk janë destinacionet më të kërkuara për pushime nga qytetarët e Maqedonisë.
Kjo bëhet e ditur nga agjencitë turistike në Shkup, të cilët theksojnë se prenotimet masive janë në Shqipëri dhe në Turqi.
Në vend të tretë radhitet Greqia, e cila edhe këtë vit përkundër krizës ekonomike, ka përfituar një numër të madh të pushuesve nga Maqedonia, për shkak të ofertave të lira. Pikat turistike greke këtë vit janë në nivelin e duhur të pritjes së turistëve të huaj, përfshirë edhe ata nga Maqedonia.
Agjencitë turistike theksojnë se këtë vit shumë oferta nga Turqia vijnë me çmime të volitshme duke qenë prej 290 deri në 400 euro pansione të plota një javore në hotelet luksoze në rivierën turke.
Hotelet dhe agjencitë turistike shqiptare vlerësojnë se edhe sivjet do të ketë invazion të madh të turistëve nga Maqedonia.
Ne kemi pritur deri tani dhe presim edhe këtë vit një numër të madh të turistëve nga Maqedonia, për shkak se kushtet që ofrojmë dhe mundësia për të pushuar, është më lirë se sa në vendet e tjera turistike. E rëndësishme është edhe afërsia si vend fqinj, thekson Ervin Bytyçi, menaxher i Hotel OAZ, i cili ofron akomodim dhe kushte më të volitshme dhe shumë të mira për pushuesit nga Maqedonia, por edhe vendet e tjera, që janë klientët e rregullt.
Edhe pranë hoteleve të tjera bëjnë të ditur se kanë pushues të rregullt nga Maqedonia. Sigurisht se nuk do të ketë ndryshime të shumta, përveç atyre ndryshimeve që të jetë sa më mirë, kanë theksuar nga hotel Amandi.
Autoritetet shqiptare këtë vit kanë ndërmarrë masa shtesë lidhur me sezonin turistik.