Shqipëri, vetëm për 3 muaj hynë rreth 1.6 milionë të huaj
Tiranë, 4 shtator - Në tre muajt e sezonit turistik veror në Shqipëri kanë hyrë rreth 1.6 milionë shtetas të huaj, kryesisht për turizëm, transmeton ABCnews.
E krahasuar me verën e vitit 2010, këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 100 mijë turistë më shumë.
Për të njëjtën periudhë nga pasaportat biometrike kanë përfituar 200 mijë shqiptarë më shumë nga viti i kaluar, të cilët kanë dalë për turizëm apo për të takuar të afërmit emigrantë.
Në total, në sportelet e pikave të kalimit kufitar janë përpunuar mbi 5.3 milionë shtetas.
Ky fillim vjeshte i ngrohtë dhe i qëndrueshëm, ka ndikuar që në pikat e kalimit kufitar të ruhet i njëjti fluks lëvizjesh.
Në tetë muajt e vitit 2011 në pikat e kalimit kufitar kanë kaluar 11.8 milionë shtetas, ose 300 mijë më pak se në 12 muajt e vitit të kaluar.
Rritja e fluksit të kalimeve i atribuohet liberalizimit të vizave më vendet Shengen dhe shtimit të numrit të turistëve apo emigrantëve që kthehen për të kaluar pushime apo festa në atdhe.