Shqipëri, rritet numri i turistëve
Tiranë, 13 tetor - Në Shqipëri kanë hyrë 11 për qind më shumë turistë në sezonin e verës, krahasuar me verën e kaluar.
Sonia Popa, drejtoreshë e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në një intervistë për gazetën Shekulli dha dje detaje mbi përpjekjet dhe punë e tyre për ta kthyer Shqipërinë në një dëshirë turistike të vizitorëve për gjatë gjithë vitit.
Ajo thotë se me 20 tetor pritet të të mbledhë një konferencë ndërkombëtare të gjithë krerët e turizmit, privat dhe publik. Pjesëmarrës në të pritet të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, si edhe shumë ministra të Turizmit, nga rajoni edhe më gjerë.
Sipas Popës aktualisht Shqipëria është bërë një vend që po rrit vazhdimisht kuriozitetin e turistëve jo vetëm për periudhën e verës ku mbizotëron turizmi i plazhit, por edhe për stinët e tjera, kur mbizotëron turizmi kulturore dhe malor.