23 Dhjetor 2024

Shqipëri, prioritet mirëmbajta e akseve kryesore për sezonin turistik

Tiranë, 6 qershor - Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka intensifikuar punën për finalizimin e punimeve dhe riparimin e disa segmenteve rrugore nacionale, që të çojnë drejt zonave turistike të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar ndërhyrjen në segmentin e frekuentuar Orikum-Llogara, në zonën e Dukatit, me problematikë të shfaqur prej disa vitesh me rrëshkitjen e dherave.

Zona prej 3 km e rrëshkitjes në zonën e Dukatit është korrigjuar provizorisht, deri sa rruga të zhvendoset në një sipërfaqe më të qëndrueshme. Drejtuesit e mjeteve mund të lëvizin pa pengesa në këtë segment rrugor, që paraqiste rrezikshmëri të lartë.

Projekt tjetër me rëndësi është segmenti Qafë Thanë-Lin-Pogradec, me gjatësi 17.6 Km, ku është përfunduar asfaltimi në të gjithë gjatësinë e segmentit dhe brenda muajit Qershor do të plotësohet me elementet e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, në funksion të sigurisë rrugore dhe qarkullimit komod të qytetarëve.


Segmenti Berat-Lushnjë (3 Lote), me gjatësi 32.15 Km, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, aktualisht është siguruar shtrimi me asfalt në të gjithë gjatësinë e tij.

Brenda Qershor do të instalohet sinjalistika rrugore dhe barrierat mbrojtëse metalike në këtë segment.

Gjithashtu vijon puna për rehabilitimin e segmentit Gjirokastër-Ura e Viroit

Paralelisht me këto ndërhyrje dhe përfundim projektesh, ARRSH është në fazë proçedurale të rehabilitimit të disa segmenteve të tjera me rëndësi, si segmenti Gjirokastër-Korçë, ku është në proçedurë segmenti Ura e Leklit - Përmet, si dhe rruga që lidh sitin arkeologjik të Bylisit me aksin Levan-Tepelenë, ku puna për rehabilitimin e kësaj rruge lidhëse fillon  brenda muajit Qershor.


Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës thekson se rëndësi të veçantë po i kushtohet mirëmbajtjes me bazë monitorimi të disa segmenteve me flusk me te larte qarkullimi në sezon turistik, siç është rruga nacionale Rrogozhinë-Butrint, apo segmenti Tiranë-Durrës.

Apelojmë gjithë qytetarët të ruajnë elementët e sinjalistikës dhe inkurajojmë denoncimin e rasteve të dëmtimit apo vjedhjes së saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)