22 Dhjetor 2024

Shqipëri, 33% turistë të huaj më shumë gjatë vitit 2016

Tiranë, 30 dhjetor - Numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për qëllime turistike u rrit me 33 për qind në tremujorin tretë të vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT mbi 1.5 milionë persona e vizituan Shqipërinë për qëllime të pastra turistike.

Rritjen e vizitoreve të huaj e kanë pranuar edhe operatoret hotelier, të cilat pohuan se kjo tendencë po nxitet nga pasiguritë që po shfaq Turqia.

Oferta turistike e destinuar për Turqinë u shpërnda në vende të tjera, ku shihet se përfituese ka qenë edhe vendi ynë, raporton Monitor.

Rritje të fortë me 165 për qind kanë pësuar edhe turistët ditore, numri i të cilëve në tremujorin e tretë arriti në 251 mijë nga pak më shumë se 95 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shqipëria është përfshirë në guidat ballkanike, të cilat kanë rritur vizitat në grupe të turistëve të huaj që shihen gjithnjë e më shpesh në Tiranë.

Rritje kanë pësuar edhe udhëtimet për qëllime biznesi me 46 për qind të cilat janë nxitur nga organizmi i konferencës së NATO-s dhe të Rrjetit Rajonal të Transportit (SETTO), të cilën e kryeson Shqipëri këtë vit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rënie të udhëtimeve për të vizituar miqtë dhe te afërmit, me 24 %. Gjithashtu rënie kanë pësuar edhe udhëtimet për trajtim shëndetësor me 15%, vizitat për qëllim fetare kanë pësuar ulje me mbi 57 për qind dhe udhëtarët transit kanë pësuar ulje me 27%.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 86,5 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 7,1 % dhe 6,5 %.

Volumi i madhe i hyrjeve në rrugë tokësore i dedikohet pushuesve nga Kosova të cilat hyjnë nga pikat kufitare e Morinës nëpërmjet rrugës së Kombit duke u zbrazur me tej në të gjithë bregdetin e vendit.

Në Shqipëri, në total, numri i shtetasve të huaj që hyjnë për qëllime personale në këtë tremujor është 2.379.503 shtetas dhe përbëjnë 99,3 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj. Krahasuar me tremujorin e tretë 2015, numri i shtetasve për qëllime personale është rritur 19,4 %.

Shtetasit të huaj për qëllime biznesi përbëjnë 0,7 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Në këtë tremujor, numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë nga rajoni i Evropës është 2.242.531 dhe përbëjnë 93,6 % të numrit gjithsej të shtetasve të huaj. Numri i shtetasve nga vendet e Evropës Perëndimore është 115.118 shtetas, krahasuar me tremujorin e tretë 2015 është ulur 16,5 % ndërsa numri i shtetasve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore është 1.917.334 dhe është rritur me 32,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)