22 Dhjetor 2024

Shqipëri, 30 mijë turistë nga Kosova dhe Maqedonia vetem në fundjavë

Tiranё, 1 gusht - 30 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë kanë kaluar pikën kufitare të Morinës në fundjavë, duke nisur pushimet në bregdetin shqiptar.

Raportohet se fluksi nuk është shoqëruar me orë pritje apo incidente të tjera, pasi autoritetet e të dyjave palëve kanë punuar me kapacitete të plota.

Ndërkohë, sipas statistikave të policisë gjatë muajit korrik kanë hyrë në Shqipëri 450 mijë shtetas nga Maqedonia dhe Kosova, ndërsa çdo ditë kalojnë pikën kufitare të Morinës rreth 17 mijë vizitorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)