Shqetësim për plazhet e ndotura në Shqipëri
Tiranë, 3 gusht - Një raport i fundit i Ministrisë Shqiptare të Mjedisit , i hartuar me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik, bën të ditur pastërtinë e plazheve në Shqipëri si dhe masat që duhen marrë.
Detaje të raportit botohen sot nga disa të përditshme shqiptare.
Sipas tij gjatë gjashtë muajve të fundit janë vëzhguar të gjitha plazhet e vijës bregdetare të Shqipërisë dhe rezultatet në disa prej tyre kanë qenë shqetësuese.
Plazhet me të ndotura janë pikërisht plazhet me frekuentim më masiv dhe shkaku kryesor ka qenë derdhja e kanaleve të ujërave të zeza dhe ujërave të papërpunuara.
Në disa prej këtyre plazheve parametrat janë tej normave të vendosura nga OBSH dhe Komunitetin Evropian.
Ato kanë ngarkese të lartë bakterologjike dhe në gjendje alarmante është edhe mjedisi i plazhit.
Në jo pak raste mjekët infeksionistë kanë konstatuar viroza të shumta si dhe infeksione nga uji dhe rëra e ndotur.
Raporti i Ministrisë Shqiptare të Mjedisit paraqet gjithshtu edhe zonat e plazheve të pastër që gjenden veçanërisht në bregdetin e Shëngjinit dhe të detit Jon.
Gjithnjë sipas raportit, autoritetet shqiptare janë vazhdimisht në ndjekje të situatës së krijuar, por specialistë të ruajtjes së shëndetit publik dhe ambientit thonë se duhen marrë masa mjaftë të ashpra deri në mbylljen e plazheve të ndotur pavarësisht madhësisë dhe frekuentimit të tyre.