Shpallen fituesit e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm
Prishtinë, 20 nëntor - Sot është mbajtur dita e prezantimeve të ideve të biznesit nga ana e gupeve pjesëmarrës ne garë, në kuadër të javës së inovacionit për teknologji dhe turizëm në shtëpinë e inovacionit në Istog.
Gjatë ditës janë prezantuar 15 grupe të ndryshme me idetë e tyre biznesore me qellim që të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke nxitur inovacionin & sipërmarrjen në industrinë e turizmit.
Për më shumë disa ideja kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjët të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.
Vlerësimi i ideve biznesore është bërë nga juria e pavarur dhe profesionale, të përbërë nga ekspertët te fushës për Teknologji dhe Turizëm, ku nga 15 biznes propozime janë përzgjedhur 10 idetë me të mira, duke përfituar nga 3,000 euro secila ide.
Java e inovacionit për teknologji dhe turizëm është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, \"Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi\", implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.