Shoqata e turizmit nis aktivitetin për promovimin e turizmit të Kosovës
Vjenë, 2 shkurt - Aktivitetin e parë për vitin 2012, Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës e nisi me një vizitë zyrtare në Austri me ftesë të Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë.
Qëllimi i kësaj vizite i kryetarit te SHTAK-ut, Baki Hotit dhe zëvëndes ministrit te Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë Cüneyd Ustaibo, ishte vizita në Austrinë e epërme përkatesishtë në qytetin e Linz, dhe në disa qytete tjera të këtij vendi, me qëllim të krijimit të kushteve për një bashkëpunim me te madh rreth zhvillimit të turizmit në Kosove, dhe marrjes se përvojave rreth organizmit dhe menaxhimit te sektorit te turizmit ne Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite zyrtare kryetari i SHTAK Hoti dhe zv. Ministri Ustaibo , patën shume takime me disa kryetar komunash si me: ministrin e Ekonomisë, Punës , Turizmit,Sportit dhe Marrëdhënie Evropiane Mr. Viktor Sigl, si dhe shume ekspert te fushës se turizmit.
Përpos takimeve zyrtare u vizituan edhe shumë fshatra turistike, monumente kulturore dhe historike.
Ky delegacion ishte mysafir nderi ne hapjen e panairit te turizmit ne Linz, me 27 janar, ku se bashku me kryetarin e komunës se Linizit bënë hapjen e këtij panairi.
Pas kthimit kryetari i Shoqatës se Turizmit Alternativ te Kosovës , deklaroj se kjo ishte njëra nder vizitat me tëe suksesshme te kësaj shoqate, ku deklaroj së kanë marrë garanci për fillimin e një bashkëpunimi ne fushën e turizmit, për ngritjen e kapaciteteve ne sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Si dhe për permiresimin e imazhit te Kosovës ne arenën ndërkombëtare.
Vlene te theksohet interesimi jashtëzakonisht i madh I mediave Austriake për këtë vizite te delegacionit te Kosovës , siç mediumet : OŐNachrichten, MeinBezrik.at , TIPS.at, etj.
Me këtë rast z.Hoti shprehi falënderimet e posaçme për presidentin e Akademisë për Paqe dhe Siguri ne Evrope z. Günther J. ROZENITS dhe z. Miftar KASTRATI për ftesën dhe organizmin e kësaj vizite.