23 Dhjetor 2024

Shëngjin, mbytet në det një vajzë 8-vjeçare

Lezhë, 12 gusht - Një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det, pasditen e sotme në Shëngjin.

Vogëlushja shoqërohej në plazh nga prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.

Fëmija, e identifikuar si G.Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se fatkeqësisht për të voglën ishte tepër vonë. Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit për vendosjen e rojeve bregdetare ne plazh. “Kur nuk merren masa të ruajtjes ndodhin të tilla tragjedi.”- deklaroi Tare për News24. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)