Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare
Tiranë, 23 mars - Gazeta franceze \"Le Monde\" ofron për lexuesit e saj në mbarë botën një reportazh dedikuar bukurive natyrore të Shqipërisë të titulluar: Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare.
Në reportazh flitet për Alpet shqiptare që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.