Shala dhe Nrekiç dakordohen për rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit
Prishtinë, 24 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiç, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ministri Shala theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën.
“Me krijimin e Departamentit të Turizmit ne po krijojmë politika të reja të zhvillimit të turizmit në Kosovë, kryesisht në vendet që janë të njohura."
"Po inkurajojmë zhvillimin e infrastrukturës që t’iu krijojmë kushte sa më të mira turistëve që vijnë nga vendet e rajonit për të parë bukurit e vendit tonë."
"Besoj dhe shpresoj që bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Ulqinit nuk do të jetë më vetëm në një rrugë një kahshe, por të bëhet një bashkëpunim reciprok dhe ta krijojmë një turizëm të kombinuar”, tha ministri Shala.
Ministri tha që gjatë verës shqiptarët ta vizitojnë bregdetin e Ulqinit por gjithashtu edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, si Rugova, Brezovica dhe Prevalla të vizitohen nga qytetarët e Ulqinit në mënyrë që turizmi të ketë një rritje graduale.
Po ashtu ministri me kryetarin e Ulqinit u dakorduan për eliminimin e ngarkesave në mes të dyjave vendeve, që të rritet potenciali turistik Kosovë-Mali i Zi.