Sezoni turistik në Shqipëri, rekord turistësh
Tiranë, 17 gusht - Turizmi ka qenë çështja kryesore e trajtuar prej kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Sipas shefit të qeverisë, ky sezon turistik ka njohur një rekord numri turistësh, si në bregdet ashtu edhe në mal, ndërsa vlerësoi si produktivitet të tij 190 mijë vende pune për qytetarët shqiptarë.
\"Shqipëria ka patur turistë të huaj rreth 277 mijë më shumë gjatë 7 muajve të parë të vitit se sa një vit më parë. Pushuesit shqiptarë dhe të huaj bënë që të fuqizohet më tej si degë kryesore në ekonominë shqiptare, dega e turizmit.\"
\"Ata bënë që vetëm nga kjo degë të krijohen në vend 190 mijë vende pune. Një shifër rekord. Të gjithë ata të cilët udhëtojnë nga Velipoja në Ksamil konstatojnë morinë e jashtëzakonshme të vendeve të punës që funksionojnë në këtë sektor\", tha Berisha.