22 Dhjetor 2024

Sezoni turistik duket se do të jetë i mbarë për Sarandën

Sarandë, 23 prill - Sezoni i sivjetëm turistik duket se do të jetë i mbarë për Sarandën, çka konfirmohet edhe nga agjencitë turistike që operojnë në këtë qytet bregdetar.

Arben Cipa, administrator i agjencisë \"Sipa Turs\" thotë se këtë vit interesi i shtuar për Sarandën si destinacion turistik shfaqet nga prenotimet e bëra nga turistë perëndimorë më herët se vitet e kaluar.

\"E pritshme është që Saranda këtë vit të jetë një destinacion i shumëkërkuar për turistët perëndimorë\", shprehet Cipa. Sipas tij, disa nga agjencitë më aktive turistike që operojnë në bregdetit jonian, kanë nisur prenotimet për këtë destinacion.

Mjaft grupe turistike, kryesisht nga vende perëndimore kanë shprehur interes për të vizituar qytetin dhe bregdetin gjatë tre muajve të nxehta të verës.

Ndërkohë që 200 turistët e parë të huaj kanë ardhur më 10 prill me kruazierën e pare, kruaziera e fundit mësohet se është programuar të vijë në fund të nëntorit. Flukset më të mëdha janë programuar për në muajin gusht.

Ndërkohë, interesi më i hershëm dhe i shtuar i turistëve të huaj për Sarandën ka nxitur një punë më profesionale për përgatitjen e guidave turistike, duke përfshirë jo vetëm Butrintin, por edhe monumentin e 50 shenjtorëve, Kalanë e Lëkurësit, monumentin natyror të Syrit të Kaltër, Manastirin e Mesopotamit, etj.

Nisja më e hershme e prenotimeve, sipas agjentëve turistikë në Sarandë, është një sinjal pozitiv për një sezon të mbarë e të suksesshëm këtë verë për Sarandën, që ka eksluzivitetin e turistëve të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)