Saranda një nga 10 portet e bukura për të cilin nuk keni dëgjuar
New York, 19 qershor - Dhjetë portet për të cilat nuk mund të keni dëgjuar më parë. Kështu titullohet shkrimi i agjencisë së lajmeve USA Today, ku në vendin e tetë renditet porti i Sarandës.
Do të ketë gjithmonë nga ata vizitorë që duan të vizitojnë porte që janë provuar dhe dëgjuar më parë. Por, ka dhe nga ata që duan të shkojnë diku tjetër, në një vend unik. Linjat e lundrimit të cilat shëtisin me anijet e tyre nëpër botë, shohin destinacione të reja dhe interesante turistike.
Disa nga këto porte të reja janë në kategorinë e vendeve që ju ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk do të përfundojnë ndër portet tuaj të preferuara, shkruan media e huaj, USA Today.
Më poshtë janë 10 portet, për të cilat shumë njerëz nuk mund të kenë dëgjuar më parë, ku në vendin e tetë është renditur dhe porti i Sarandës.
1. Apia, kryeqyteti i Samoas. Ky qytet ndodhet në ishullin e Upolusë
2. Muara, qyteti kryesor në Sulltanatet e Bruneit
3. Cotonou, kryeqyteti i Republikës Perëndimore të Afrikës në Benin
4. Bandol, një perlë e vogël në Francë
5. Aitutaki, në ishujt Cook, në Paqësorin Jugor
6. Thorshavn, kryeqyteti i ishujve danezë, Faroe
7. Sibenik, në qendër të bregdetit Adriatik në Kroaci
8. Sarandë, në Shqipëri, pranë Korfuzit
9. NukuAlofa, në një mbretëri të vogël në Paqësorin Jugor
10. Korsakov, një qytet rus i Lindjes së Largët