Saranda e 3-ta ndër plazhet e lira në Evropë
Sarandë, 7 maj - Portali amerikan në internet Price of Travel, rendit Shqipërinë në vendin e tretë ndër katërmbedhjetë destinacionet më të lira bregdetare në Europë.
Pas, Ulqinit në Mal të Zi, Bullgarisë, Saranda rënditet si një ndër bregdetet më të lira duke lënë pas Greqinë, Rumaninë, Turqinë, Kroacinë, etj.
Sipas këtij portali, Shqipëria ka disa plazhe të bukura, por turistët nuk do të gjejnë fluturime të lira dhe infrastrukturë të mirë turistike.
Ndërsa shumë prej vendeve të saj fqinje kanë punuar për të tërhequr më shumë vizitorë nga zonat e pasura të Evropës, Shqipëria është ende në fillim të kësaj, shkruan Prive Travel.