Ruzhdi Kurtishaj zgjidhet kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës
Prishtinë, 18 maj - Në Kuvendin Themelues Shoqata e Turizmit pranë Odës Ekonomioke të Kosovës ka zgjedhur sot për kryetar Ruzhdi Kurtishaj dhe nënkryetar Petrit Rizaj, me çka është rumbullakësua konstituimi i kësaj Shoqate.
Gjatë kuvendit konstitutiv u theksua se aktualisht kompanitë të cilat veprojnë në lëmine e turizmit janë duke u ballafaquar me një sërë problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë ligjore dhe administrative dhe se organizimi i tillë mundëson adresimin dhe shqyrtimin e tyre të gjithanshëm nga institucionet e shtetit.
U vlerësua se problemet me te cilat ballafaqohet kjo industri janë të lidhura me disa dispozita ligjore me TVSH për pushime, TVSH për hotelieri, cilësinë e guidave dhe mos mbrojtjen e tregut nga ndëhyrjet e kundërligjshme nga vendet e rajonit.
Të pranishmit u angazhuar edhe për aprovimin e standardeve në këtë industri dhe subvencionin e turizmit nga e institucioneve qendrore dhe komunale.
Kishte edhe vërejtje të shumta që kanë të bëjnë me Doganën e cila duhet të paguhet për mjetet transportuese të cilat në esencë janë pajisje themelore për transportuesit rrugor dhe vërejtje të tjera.