Rusia vendos rregulla të reja për turistët
Moskë, 26 janar - Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), ka bërë të ditur se nga data 26 janar, janë vendosur rregulla të reja për turistët që e vizitojnë Rusisë.
Turistët janë të obliguar që para se të nisin shetitjet e tyre në vendet që dëshirojnë ti vizitojnë, duhet ti shkruajnë në një listë qytetet dhe vendet tjera që duan ti vizitojnë.
Shërbimi Federal i Migracionit ka bërë të ditur se nga turistët do të kërkoj që të kenë ftesë nga vendet që duan ti vizitojnë duke përfshirë ftesat nga individë apo nga organizatat.
ATOR ka paralajmëruar se rregullat e reja mund ta dëmtojnë industrinë e turizmit në Rusi.
Informacionet që kërkohen tashmë nga turistët, kanë qenë të obliguara gjatë kohës sovjetike, por jo edhe gjatë viteve të fundit.