Rusia në vitin 2018 do të shndërrohet në një qendër turizmi
Moskë, 13 prill - Rusia gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018 do të vizitohet nga 1 milion mysafirë, ndërsa kjo duhet shfrytëzuar për zhvillimin e turizmit, deklaroi Kryeministri rus Dimitri Medvediev.
Ai theksoi se ata që shkojnë në një vend apo në një tjetër për Kampionatin Botëror të Futbollit, si rregull, kthehen më pas në atë vend si turistë.
Përveç kësaj, sipas mendimit të Kryeministrit, ky rast mund të përdoret edhe për tu treguar turistëve të huaj \" Rusinë e vërtetë\" me monumentet e saj të mrekullueshme historike.