Rumania llogarit një rritje të shitjeve të shërbimeve turistike
Bukuresht,7 gusht - Shitjet e shërbimeve turistike për bregdetin rumun janë shtuar me 40%, kurse për vendpushimet e balneologjisë dhe vendpushimet malore dhe Delta e Danubit me 114% kundrejt së njëjtës periudhë nga viti i kaluar.
Sipas përfaqësuesve të sektorit turistik rumun aktet terroriste, të cilat qenë kryer në një sërë vendesh të tjera, pjesërisht kanë motivuar vendimin e turistëve të preferojnë Rumaninë. Kërkimi i vendpushimeve në vend po rritet në sajë të sigurisë, të cilën ajo e propozon si një destinacion turistik, por dhe për shkak të investimeve të hotelierëve për modernizimin e vendeve për strehim dhe programet e dëfrimit, llogarisin operatorët turistikë.