Rritja e hoteleve në Kinë shton kërkesat për punonjës
Pekin, 8 maj - Kompanitë ndërkombëtare prej kohësh janë përpjekur që të futen në tregun e Kinës për të tërhequr miliona konsumatorët e mundshëm.
Një shembull është edhe rrjeti i hoteleve Marriot, që ka në plan të hapë nga një hotel të ri çdo muaj, të paktën për tre vitet e ardhëshme.
Ndërkohë që shtohet konkurenca, një prej sfidave më të rendësishme është gjetja e punonjësve të mjaftueshëm që janë të kualifikuar.
Si të vishesh në mënyrë të përshtatshme, është një prej mësimeve ebazë në insitutin e hotelierisë në Pekin. Megjithëse kushton më shumë se një kolegj, studentët si Candy nga provinca Anhui, thotë se ja vlen.
Im atë tha se ishte dakord që të studioja këtu nësekjo do të më shërbente për të krijuar një karrierë në një hotel të madh në qytet.
Shkolla u krijua me investime private në vitin 2008 dhe këtë vit dalin studentët e parë të diplomuar. Studentët mësojnë anglisht dhe të gjitha aspektet e menaxhimit të hoteleve, përfshi kurse speciale në kulturën kineze.
James, student në vitin e tretë nga provinca Guizhou, i pëlqen të ketë shansin të ndajë kulturën e tij.
Ndoshta çaji është një shembull i mirë, i edukon të huajt si pihet çaji që ata të ndihen të kënaqur.
Kina njihet për fabrikat e shumta dhe si një vend me burime të pakufizuara krahu pune. Por kjo shkollë synon të zgjidhë një prej problemeve më të mëdha të zgjerimit për rrjetet ndërkombëtare në Kinë: gjetjen e punonjësve të kualifikuar. Drejtuesit e Marriot-it thonë se pavarësisht se kanë sukses në gjetjen e menaxherëve, është e vështirë të mbash të plotësuara vendet e punës në nivelet dytësore. Sandra Ngan është manaxhere personeli për firmës Marriot.
Politika e Kinës që familjet të kenë një fëmijë, është vështirësia më e madhe që përmendin konkurrentët tanë si dhe shkolla e hotelierisë. Ka gjithnë e më pak të rinj të gatëshëm për tu futur në industrinë e hotelierisë. Kjo është sfida me të cilën përballemi.
Vendet e punës në industrinë e shërbimeve nuk janë fort të pëlqyera në Kinë, thotë zonja Ngan, ndaj është e nevojshme tu mbushësh mendjen prindërve kinezë që ti lejojnë fëmijën e tyre të vetëm të punojë për firmën Marriot. Një prej tyre, që kihste përfunduar kursin e trejnimit, nuk u paraqit në ditën e parë të punës.
E telefonuam në shtëpi dhe na tha se nuk mund të dilte pasi prindërit e kishin kyçur atë brenda dhe nuk donin që ai të punonte në hotel.
Kompania Marriot aktualisht ka 60 hotele në Kinë. Një plan agresiv rritjeje parashikon që numri të arrijë në 100 deri në fund të vitit 2014. Ndërkohë në Insitutin e Hotelierisë në Pekin, studentët e vitit të parë shpenzojnë kohë në një dhomë hoteli për të mësuar atë që disa prej tyre thonë se është pjesa më pak e pëlqyeshme e punës pastrimi.