22 Dhjetor 2024

Rritet rekord numri i turistëve ukrainas në Turqi

Ankara, 13 gusht - Antalia, Mulla dhe Stambolli janë tre destinacionet më të preferuara nga turistët ukrainas që shkojnë për pushime në Turqi.

Sipas të dhënave të shtetit turk sivjet pritet rritje rekord në numrin e turistëve ukrainas në Turqi.

Këshilltari për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën e Turqisë në Kiev, Berat Yıldız në intervistën që i dha korrespondentit të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) tha: “Numri i turistëve që do të shkojnë këtë vit nga Ukraina në Turqi do të thyej rekordin e të gjitha kohërave”.

90 për qind e turistëve ukrainas preferojnë që pushimet ti kalojnë në Antalia, Mulla dhe Stamboll.

Numri i ukrainasve që kanë vizituar këto 3 qytete në muajin korrik 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar një rritje përkatësisht me 18 për qind, 16 për qind dhe 15 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)