22 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve rusë në Turqi

Stamboll, 1 gusht - Unioni i Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) njoftoi se numri i fluturimeve që nga bëhen nga Rusia në drejtim të Turqisë ka regjistruar një rritje të madhe pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Sipas një komunikate publikuar në faqen e internetit të këtij unioni shoqëritë ajrore për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të turistëve rusë kanë organizuar fluturime direkte jo vetëm në Antalya, por edhe në zona të tjera turistike të Turqisë, siç janë Bodrumi dhe Dalamani.

Javën e kaluar Autoriteti i Aviacionit Civil Rus (Rosaviation) kishte deklaruar heqjen e kufizimeve që zbatoheshin ndaj fluturimeve me destinacion Turqinë.

Nga ana tjetër kufizimet ndaj fluturimeve “charter” për në Turqi vazhdojnë ende dhe kjo çështje pritet të trajtohet në takimin mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë Vladimir Putin. Takimi do të mbahet më 9 gusht në Shën Petërburg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)