22 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve në Shqipëri

Tiranë, 24 prill - Vizitorë dhe turistë të huaj po rrisin gjithnjë e më shumë interesin për Shqipërinë, duke e kthyer në një vend të preferuar për vizita pune, biznesi dhe turizmi.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë 3-mujor të parë të vitit, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, kryeson Gjermania që ka patur rritjen më të madhe 18.8 %, Polonia me 18.1%, Greqia me 16.7. Për tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë 56 mijë shtetas italianë, me rritje prej 12.3%.

Sipas INSTAT edhe në muajin mars 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend ka shënuar numrin e 254.019 personave. Krahasuar me muajin mars 2017, ky numër është rritur me 4.3 %.

Në mars 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 36.4 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)