Rritet numri i turistëve në Shqipëri
Tiranë, 16 gusht - Gushti rrit numrin e të huajve në vend Policia e Shtetit doli me një deklaratë mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe fluksin e hyrje-daljeve në vendin tonë.
Sipas të dhënave të policisë ka patur një rritje të numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga data 1 deri më 15 gusht.
Shefi i gjelbër në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza tha se hyrjet më të mëdha janë vënë re në pikat kufitare tradicionale, Kakavijë, Kapshticë dhe nga Porti i Durrësit si dhe Morina ku është vënë re një rritje e shqiptarëve të Kosovës që hyjnë në Shqipëri për pushime.
Është punuar në bashkëpunim me policinë kufitare dhe janë shtuar masat e punës duke patur parasysh fluksin në rritje. Në pikat e kalimit kufitar me fluks të lartë kemi shtuar personelin. Kemi vënë në gatshmëri edhe ndihmën në plazhe.\"
\"Gjatë muajit korrik kemi një rritje me 70.000 shtetas më shumë që kanë hyrë në territorin shqiptar. Fluksi më i lartë ka qenë gjatë periudhës 1-15 gusht që është edhe piku i sezonit turistik, tha Merepeza.