Rritet numri i turistëve në Maqedoni
Shkup, 13 qershor - Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur për rritjen e numrit të turistëve vendor dhe të huaj në Maqedoni.
Sipas të dhënave të publikuara, numri i turistëve vendor gjatë muajit prill është rritur për 1,6 për qind për dallim nga prilli i vitit të kaluar, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 14, 4 për qind për dallim nga viti i kaluar.
Sipas ESHS, numri i turistëve në prill ka qenë 40.700 turistë vendor dhe të huaj, me ç`rast në numër më të madh janë turistët e huaj kryesisht nga vendet fqinje.