22 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve në Krujë

Krujë, 2 maj - Qyteti historik i Krujës në dy javët e fundit ka patur një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj, ndërsa në të njejtën periudhë është botuar edhe Guida e parë turistike në gjuhën angleze për qytetin historik.

Drejtori i Muzeve të Krujës, Mehdi Hafizi, tha për ATSH-në se Guida e publikuar nga \"Blu Agency\" me informacione dhe të dhëna të ofruara nga specialistët krutanë, do t\'i shërbejë turistëve të huaj që vizitojnë qytetin.

Në librin me format xhepi ka informacione te plota për muzeun historik dhe atë etnografik, si dhe për monumentet e tjera brenda dhe jashtë kalasë mesjetare. Përveç gjuhës angleze, një pjesë e materialit është përmbledhur edhe në gjuhën italiane.

Drejtori Hafizi nënvizoi se paraditen e së martës mjediset e Muzeve te Krujes po vizitohen nga rreth 300 turistë vendas dhe të huaj. Grupet me turistë nga Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia dhe Holanda ditët e fundit kanë mbërritur kryesisht nga Mali i Zi, ku kanë nisur përgatitjet për sezonin veror. Nuk janë të pakët turistët e organizuar që vijnë në kuadër të tureve ballkanike, në të cilat vendi ynë ka zënë vend prej disa vitesh.

Gjatë paradites së sotme muzeun \"Gjergj Kastrioti Skënderbeu\" e kanë vizituar edhe 120 nxënës të shkollave të mesme nga qytetet të ndryshme të Kosovës, shtoi drejtori Hafizi. Sipas tij, gjatë muajve maj dhe qershor në qytetin e Krujës dhe në kalanë mesjetare të tij pritet një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj.

Gjatë vitit të kaluar muzeu historik dhe ai etnografik brenda mureve të kalasë kanë patur rreth 95 mijë vizitorë gjithsej, 30 përqind e të cilëve janë turistë të huaj.

Lexoni me shume per temën: Botohet Guida Turistike e Krujes tek albanians.gr

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)