23 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK), Baki Hoti, ka deklaruar se, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjatë këtij viti vërehet një trend në rritje i vizitorëve, të cilët po vijnë në Kosovë. Sipas tij, grupet më të mëdha të turistëve vijnë nga Zvicra, por edhe nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato aziatike.

Hoti ka deklaruar se problem në Kosovë, sa i përket zhvillimit të turizmit, mbetet mungesa e agjencive e turoperatorëve.

“Kosovës i mungojnë agjencitë e turoperatorëve, të cilat punojnë ekskluzivisht me paketa turistike për Kosovën. Ne i kemi disa prej tyre, të cilat punojnë si agjenci turistike, që bëjnë paketa turistike për Turqinë, njëkohësisht bëjnë paketa edhe për Kosovën, por ky numër nuk është i kënaqshëm. Duhet të ketë më shumë kompani të specializuara në këtë drejtim, të cilat do të punojnë ekskluzivisht vetëm për paketat turistike të Kosovës”, ka thënë ai.

Hoti në këtë intervistë për “Epokën e re” ka bërë me dije se procesi i kategorizimit të hoteleve është duke shkuar në mënyrë të kënaqshme dhe deri më tani kanë arritur të klasifikohen 18 prej tyre në tërë Kosovën.

“Neve na gëzon fakti se deri më tani i kemi 18 hotele që janë kategorizuar e klasifikuar dhe shumë të tjera janë në proces e sipër për kategorizim”, ka shtuar ai. (Albulena S. MAVRAJ)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)