22 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve në Bullgari gjatë muajit dhjetor

Sofie, 29 janar - Numri i turistëve të huaj në Bullgari u rrit me 8 për qind gjatë muajit dhjetor të vitit 2012 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.

Më e madhe është rritja e vizituesve nga Turqia, Rusia dhe Serbia. Mbetet i njëjtë numri i turistëve nga BE-ja.

Vëzhgohet rimëkëmbje e interesit të turistëve izraelitë ndaj Bullgarisë. Ulja e këtyre turistëve ishte 16 për qind gjatë dhjetorit pas uljes së dyfishtë të çmimeve, menjëherë pas atentatit në Burgas gjatë muajit korrik të vitit 2012.

Rritja e turistëve nga Rusia gjatë dhjetorit është me 70 për qind, kurse nga Serbia – me 21 për qind, rritja e numrit të pushuesve nga Turqia është më e madhe – gjashtë herë, gjersa gjatë dhjetorit të vitit 2011 ata ishin vetëm 1 500 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)