22 Dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve Krujë

Tiranë, 10 korrik - Afro 15 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar gjatë dy muajve të fundit muzeun "Gjergj Kastrioti" dhe atë mesjetar, që ndodhen në mjediset e kalasë mesjetare të Krujës.

Kjo bëhet e ditur nga burime zyrtare nga drejtoria e muzeumeve, të cituara nga "Balkanweb", që shtojnë se numri i turistëve pritet të rritet ndjeshëm gjatë muajve të verës.

Gjatë këtij viti vendin e parë ndër vizitorët e huaj e zenë polakët, grupe të mëdha të të cilëve pasi shkojnë për pushime në Malin e Zi e kalojnë një ditë në Krujë dhe në mjediset muzeale.

Turistët nga Çekia shprehin më shumë interes për muzeun etnografik, të vendosur në një banesë karakteristike të vitit 1760, ndërsa belgët dhe në përgjithësi vizitorët që vijnë nga vendet perëdimore, kanë interes për figurën e Skënderbeut dhe muzeut kushtuar heroit kombëtar.

Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet një rritje e numrit të turistëve nga Rusia, pas heqjes së regjimit të vizave për turistët nga ky vend për sezonin veror.

Burime nga ambasada e Rusisë në Tiranë shtuan se vizitat e tyre do të koordinohen nga agjencitë turistike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)