Rritet numri i turistëve
Sofje, 18 dhjetor - Ambasadori i Gjermanisë në Bullgari, Matias Hjopfner, ka deklaruar se ka rritje të interesit të turistëve gjermanë ndaj turizmit kulturor në Bullgari.
Ai citoi të dhëna sipas të cilave nga shtatori i këtij viti 867 000 gjermanë kanë vizituar Bullgarinë me synim turizëm dhe pushime. Deri në shtatorin pothuajse 180 000 bullgarë kanë udhëtuar në Gjermani, që është me 20 për qind më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm.
Diplomati gjerman rikujtoi, se për bullgarët Gjermania është vendi i tretë më të preferuar për pushime pas Greqisë dhe Turqisë.