Rritet fluksi turistik në Sarandë
Sarandë, 27 korrik - Në qytetin e Sarandës edhe këtë vit shënohet një rritje e prurjes turistike prej përmirësimit të infrastrukturës dhe të mjaft shërbimeve ndaj vizitorëve.
Kryetari i Bashkisë së qytetit Stefan Cipa thotë se po shfaqen forma të reja të turizmit ndërkohë që edhe turistët e huaj kanë zgjatur afatin e tyre të qëndrimit.
Por problem për Sarandën mbetet sërish furnizimi me ujë i disa lagjeve sidomos periferike, infrastruktura e dëmtuar në qytet dhe qarkullimi i rënduar i mjeteve.