22 Dhjetor 2024

Rriten të ardhurat nga turizmi në Turqi

Ankara, 2 gusht - Rritja e të ardhurave turistike në Turqi vijoi edhe në 3-mujorin e 2-të të vitit, duke iu afruar 9 miliardë dollarëve.

Ministri i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan bëri një vlerësim të këtyre shifrave dhe zhvillimeve të fundit në sektorin, që ai mbulon.

Instituti Turk i Statistikave publikoi të ardhurat nga turizmi për çerekun e 2-të të vitit.

Të ardhurat nga sektori turistik për periudhën prill-qershor janë rritur me 22,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Një vlerësim për këtë çështje bëri edhe ministri i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan.

“Të ardhurat nga turizmi në këtë periudhë janë 8 miliardë e 677 milionë dollarë. Një rritje prej 12,8 për qind është regjistruar edhe në numrin e vizitorëve. Kjo tregon se sektori dhe të ardhurat turistike të Turqisë po rriten në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Një tjetër tregues i rritjes së besimit në ekonominë turke është edhe “indeksi i besimit të konsumatorit”.

Këtë vit për herë të parë indeksi në fjalë ka kapërcyer vlerat e vitit paraardhës.

Ministri Çaëllajan ndau me gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp edhe rezultatet e sondazhit pranveror të Eurobarometrit, një raport që përfshin vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian.

Sondazhi shpalos se besimi ndaj BE-së dhe imazhi i saj ka prekur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit në opinionin publik evropian.

Ndërsa Turqia vazhdon të rifreskojë besimin.

“Pika më tronditëse e këtij sondazhi spikat në përgjigjet, që të anketuarit i kanë dhënë pyetjes mbi situatën ekonomike të vendeve përkatëse.\"

\"Vetëm 26 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si pozitive ekonominë e Bashkimit Evropian, ndërsa gati dyfishi i tyre, pra 51 për qind e pjesëmarrësve në sondazh vlerësojnë pozitivisht ekonominë e Turqisë”, përfundoi ministri i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)