Rreth 9 milionë turistë vizitojnë Antalinë
Antali, 2 tetor - Sipas të dhënave që disponojnë Drejtoria Rajonale e Kulturës dhe Turizmit të Antalias dhe Aeroporti Ndërkombëtar i këtij qyteti deri në datën 30 shtator 2012 numri i turistëve që kanë ardhur me rrugë ajrore në qytet është rreth 9 milionë.
Në muajt e parë të vitit sektori pati një rënie rreth 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por gjendja është përmirësuar në muajt e verës.
Duke filluar nga muaji qershor numri i turistëve nisi të rritet dhe kjo rritje vazhdoi edhe në muajt korrik, gusht dhe shtator.
Sipas të dhënave numri i turistëve që kanë ardhur në muajin shtator në Antalia është rritur me 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka qenë rreth 1 milionë e 528 mijë.