22 Dhjetor 2024

Rreth 21 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga 2013 deri 2017

Tiranë, 13 qershor - Rreth 21 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit.

Zëvendësministri i Turizmit, Hajrulla Çeku pjesëmarrës në llogaridhënien publike të qeverisë në Durrës, bëri me dije se shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur për vitin 2017 me 8.5% duke kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në Shqipëri.

"Për vitet 2013-2017 afërsisht 21 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit. Shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur me 8.5% për vitin 2017, ku këta vizitorë kanë kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar 63 euro në ditë. Rreth 1.7 miliardë euro ishte kontributi i turizmit në Shqipëri për vitin 2017, mbi 200 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Numri i vizitorëve në monumente nga 320 mijë në 2013, arriti 660 mijë në vitin 2017", – theksoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)