23 Dhjetor 2024

Rreth 200 mijë turistë gjermanë pushojnë në ishujt grekë

Selanik, 23 korrik - Ndonëse Angela Merkel nuk është një individ popullor në Greqi për momentin, ky fakt nuk ka ndikuar aspak te planet e turistëve gjermanë.

“Nuk na interesojnë zhvillimet e fundit. Ne do të shkojmë në një fshat të vogël në jug të Kretës, i cili është një vend i bukur”, shprehet një turist gjerman, i cili do të udhëtojë për në Greqi.

Sikurse raporton “Euronews”, rreth 200 mijë gjermanë janë për momentin në ishujt grekë, duke kaluar pushimet e tyre. Por të sigurt ndihen pushuesit, të cilët më herët kishin prenotuar paketa nga operatorët turistikë. Ndërsa numri i turistëve që nisen pa këtë garanci është në rënie.

“Unë kam kaluar gjysmën e kohës gjatë 6 javëve të fundit duke iu përgjigjur shqetësimeve të turistëve. A ka karburant? A do të ketë para? Si mund të marrim ndihmë nëse diçka ndodh?”, shprehet Thomas Kuner, agjent udhëtimesh, duke ngritur disa nga pyetjet e bëra nga turistët gjatë kësaj vere.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i gjermanëve që do të kalojnë pushimet këtë verë në Greqi mund të kalojnë edhe rekordin e 2014-ës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)