Ringjallet turizmi në veri të Bullgarisë
Sofje, 13 janar - Qarku i qytetit Vidin së bashku me organizata nga 14 shtete ku rrjedh Danubi do të zhvillojnë transport dhe turizëm të qëndrueshëm pranë lumit.
Sipas projektit do të përpilohet një strategji marketingu për zhvillimin e turizmit në Bashkinë e Vidinit, po ashtu do të përgatiten paketa turistike dhe paketa itineraresh.
Qëllimi është që të rritet numri i turistëve. Partnerja kryesore e projektit është Agjencia Austriake e Mjedisit.