Rihapet për vizitorë Statuja e Lirisë
Washington, 14 tetor - Statuja e Lirisë, e mbyllur si rrjedhojë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane, është rihapur për vizitorë.
Statuja është hapur të dielen, pasi shteti i Nju Jorkut vendosi ta financojë hapjen e këtij monumenti.
Statuja e Lirisë, është një nga dhjetë monumentet e tjera, të planfikuara për tu rihapur gjatë vikendit që lamë pas, si rrjedhojë e marrëveshjeve me qeveritë e shteteve përkatëse.
Guvernatori Andrew Cuomo bëri të ditur se Nju Jorku ka ndarë një fond prej 61 mijë dollarësh për rihapjen e monumentit, i cili për ekonominë e këtij shteti gjeneron të ardhura të vazhdueshme nga vizitat e turistëve.