Rigjallërohet turizmi turk
Ankara, 6 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Pegasus-it, Mehmet Nane thotë se masat e marra pas dështimit të grushtit të shtetit kanë sjellë rigjallërim të besimit dhe kërkesës së turistëve të huaj për të udhëtuar drejt Turqisë.
Pegasus, një nga kompanitë ajrore turke që organizon volumin më të madh të fluturimeve ekonomike të Turqisë, është e mendimit se pas tentativës së dështuar të organizatës FETO për grusht shteti më 15 korrik ka sërish një gjallërim të besimit që kanë turistët e huaj ndaj Turqisë dhe të kërkesës ndaj kompanive ajrore.
Drejtori i Përgjithshëm i Pegasus-it, Mehmet Nane, thotë se hapat e sigurte që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka hedhur pas puçit të dështuar u kanë dhënë besim turistëve dhe këta të fundit besojnë se vendi tashmë është në stabilitet dhe qetësi.
Numri i pasagjerëve të Pegasus-it është rritur me 10% pas tentativës për grusht shteti.