22 Dhjetor 2024

Ri-tenderohet projekti i rregullimit të infrastrukturës në Prevallë

Prizren, 25 tetor - EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit me kërkesë të DUPH-së ka nxjerrë konkluzionin për ri-tenderim të projektit për rregullimin e infrastrukturës në fshatin turistik Prevallë.

DUPH-ja konsideron se tani janë krijuar rrethana të reja me miratimin e Planit Rregullues Urban, dhe me qëllim të zbatimit të këtij Plani është e nevojshme që të zgjidhen problemet e ndërtimit të vikend shtëpizave, të cilat janë evidente në këtë lokalitet.

Ekzekutivi lokal ka miratuar edhe vendimin për vlerësimin e gjendjes në kampingun e Prevallës, për të cilën gjë është formuar komisioni përkatës shtatë anëtarësh, ndërkohë që do të përcaktohen edhe kriteret e tenderit të ri për menaxhimin e kampingut në Prevallë.

Ndërsa propozimi i Drejtorisë së Administratës për furnizim me karburante për nevojat e komunës së Prizrenit ka kaluar njëzëri. Në bazë të parallogarite të DA-së do të kontraktohen afër 340 mijë litra dizel dhe afër 25 mijë litra benzinë, për nevojat e komunës, QKMF-së, shkollat e komunës dhe të QPS-së.

Në këtë takim janë miratuar edhe propozimet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për shpalljen e tenderit për fshirjen, larjen dhe largimin e borës në hapësirat publike në qytet, pastaj pastrimi i borës në rrugët e fshatrave dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra.

Po ashtu është shpallur tenderi për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Nashec, sikurse edhe ai për ndërtimin e disa rrugëve lokaleve e kanalizimeve me participim. 

Ka kaluar edhe propozimi i DPMS-së për shpalljen e tenderit për kyçjen e kanalizimit të objekteve të banimit social në kanalizimin e qytetit dhe janë lejuar mjetet për organizimin e një punëtorie në nivel rajonal për hartimin e statutit të QPS-së.

Qeveria lokale i ka dhënë dritën e gjelbër edhe kërkesës së DASH-it për organizmin e një akademie solemne me të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit për nder të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)