Qyteti ruse pranë lumit Danub bëhet gjithnjë e më atraktiv për turistët
Ruse, 17 maj- Një numër rekord turistësh nga 110 kompani dhe 360 pjesëmarrës individualë janë duke marrë pjesë në edicionin e dhjetë me radhë turistik Weekend Tourism, që po zhvillohet në qytetin Ruse.
Interesi ndaj ekspozitës tregon se qyteti danubian bëhet gjithnjë e më tërheqës për turistët.
Ndër organizatorët e aktivitetit është Ministria e Ekonomisë, e cila do të paraqesë në Ruse një program të tërësishëm për zhvillimin e turizmit në Bullgari. Krahas kësaj organizohet dhe një Festival i dëfrimeve turistike, ku paraqiten zanate të vjetra, grupe familjare për praktikumin e sporteve autentike luftarake dhe rikrijim i skenave dhe i ngjarjeve historike