22 Dhjetor 2024

Qyteti bregdetar i Durrësit renditet i gjashti në guidën e CNN

Tiranë, 20 korrik - Nga Durrësi deri në jug, Shqipëria ia del edhe këtë herë të jetë në klasifikime turizmi sërish.
 
Jo me bujën e një destinacioni në zbulim për bukuritë e rralla natyrore sikundër ndodhi pak vite më parë me Lonely Planet, por me përparësitë të cilat ia vlen t’i lexojmë dhe ngulitim në mendje për të kuptuar sesi të tjerët e shohin vendin tonë.

Së pari është rrjeti prestigjioz CNN, i cili në rubrikën e tij “Travel” u sugjeron turistëve plot 8 qytete të pazbuluara në Europën Lindore.Dhe Durrësi ia ka dalë që të jetë mes tyre, për shumë arsye që parashtrohen në shkrim.

Ndërsa bregdeti jugor, më i preferuari mes shqiptarëve është renditur si më i liri në një klasifi9kim të Business Insider. Kjo vlen për turistët e huaj por edhe për turizmin shqiptar meqë sytë i kemi kthyer nga potenciali i madh i udhëtarëve të përbotshëm.

Keni zbuluar gjithcka nga Europa Lindore? Keni eksploruar tashmë Budapestin, Kievin dhe Pragën?  Por udhëtimi nuk mbyllet këtu. në lindje të kontinentit të vjetër ka qytete gati fare të panjohura të cilat ofrojnë trille të reja për turistët.  Të paktën ky është sugjerimi që rrjeti I njohur CNN  bën për turistët e huaj, vecanërisht ata udhëtarë eksplorues të historisë kulturës dhe vendeve të ndryshme.

Teksa shkruan një artikull për tetë qytetet më të panjohura, autori Rob Crossan thekson se udhëtimi në këto vende, të cilat deri tani janë jashtë radarit të turistëve mund t’u ofrojë atyre situata të ngjashme me ato që kanë lexuar nëlibrat e John lë Carre. Guida e CNN përfshin  qytetet nga Polonia, VCekia, Bullgaria, por edhe Shqipëria.

Në krye të listës renditet Poznan, në Poloni . qyteti këshillohet për gatimet  tij të vecanta dhe mjaft karakteristike.  I zhurmshëm dhe gjallërues, Poznan po fiton shpejt një reputacion si qyteti më i mirë në Poloni për kulinarinë tradicionale.

Mes shesheve të bukura, rrugëve me kalldrëm dhe tramvajeve të qytetit të vjetër, ju do të gjeni restorante me enët prej dheu  që ende  përgatitisin me mjeshtëri pjata  të tilla si perogi (topa brumi të ziera të mbushura me gjizë, mish i grirë dhe kërpudha) dhe GOLONKA (rosto derri  shërbyer me salcë rrikë).

Eksplorimet është  mirë që të nisin në rrugët anësore rreth sheshit Stary Rynek ku gatimet tradicionale ndërthuren me cmime të lira.

Me vetëm tri tavolina, Vine Bridge është restoranti më i vogël në Poloni ku gatimet moderne përgatiten në enë të balte.  Sipas guidës alternativa për ata që nuk preferojnë të rrinë gjithë kohës tek kuzhina është vizata në kalanë Zamek.

I dyti në listën e rrjetit të njohur televiziv është Odessa në Ukrainë, e njohur për hedonizmin.  Për turistët perëndimorë, qyteti që ka  qenë qendra kryesore detare në zonën e detit të kuq , ëhstë thuajse fare I panjohur.

Një nga vendet më tërheqës për banorët dhe turistët është  Potemkin Steps, i përjetësuar në kryeveprën kinematografisë sovjetike “Battleship Potemkin”).

Plazhi preferuar është Lanzheron Beach ndërsa  klubet, sugjerohen të zgjidhen në rrugën Yekaterininskaya.. për ata që preferojnë kulturën , mund të vizitojnë muzetë e shumtë që ka qyteti, por në vecanti muzeun e Pushkinit, i  cili përkujton kohën e shkrimtarit të madh në këtë qytet, i cili e frymëzoi atë për të shkruar një nga poezitë më të mira të tij të njohur, “Shatërvan Bakhchisarai”.

Nga Ukraina guida udhëton për në Sibiu të Rumanisë, i mbiquajtur ndryshe dhe si “Praga pa turistë”. Qyteti ka shumë sheshe, galeritë më të mëdha të artit në Rumani dhe kishat saksone të restauruara.

Të gjitha këto ndërthuren me një mikpritje që pakkund e gjen. Qyteti rekomandohet edhe për kulinarinë e tij, sidomos në disa restorante tradicionale si Vechi, ku mund të shijohet një version lokal i supës me kukurec.

Ata që preferojnë muzetë, mund të vizitojnë Muzeun e Gjuetisë mbushur me armë të  vjetra dhe i pajisur me një koleksion të mbushur me arinj dhe koka kafshësh të tjera.

Karlovy Vary në Ceki është përzgjedhur si më I miri për shëndetin.  Ai ka këtë nam që nga koha e Bashkimit Sovjetik kur elita e pushtetit shkonte për kura dhe pushime. Por edhe sot e kësaj dite mijëra rusë udhëtojnë atje për cdo verë për të bërë trajtime shëndetësore. Ka shumë SPA dhe sanatoriume, pa përmendur shatërvanet dhe burimet ujore.

Në qytet ka 12 burime natyrore ku mund të shuash etjen falas. Nëse jeni ngopur me ujin, këshillohet një udhëtim me teleferik në kodrat përreth ku mund të shihet edhe një momument I PJetrit të Madh. Sa I takon famës, së tij, tashmë dihet se Gëte, Vagner, Bethoven, apo James Bond janë bërë pjesë e historisë së qytetit.

Historia josh në Kotorr të Malit të zi. Në bregdet, qyteti i Kotorrit është një tërheqje e paprekur nga bota moderne - tërë qyteti i vjetër është sit i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Diku bie në vesh zhurma e jahteve që ankorohen por hotele si Vardar ofrojnë luks dhe shërbim të mirë. Mund të vizitohet edhe Muzeu Detar ku gjenden anije të vjetra.

Dhe në vendin e gjashtë të guidës së CNN renditet qyteti bregdetar i Durrësit. Tingëllon pak cuditshëm që qyteti i cili nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët rekomandohet nga CNN.

Por pika e vështrimit të gazetarit është pikërisht koordinimi i rrënojave romake me plazhin. Sipas guidës, një tjetër element që e favorizon Durrësin kundrejt pjesës tjetër të bregdetit shqiptar është afria me kryeqytetin.

Vetëm një orë larg me makinë, nga Tirana, plazhi I Durrësit konsiderohet si një nga “qoshet” më me diell të kontinentit. Hapësira të mëdha ku mund të luash volejboll dhe të shijosh ushqim e pije mjaft të lira por të shijshme në restorante të futura në mes të gjelbërimit të pishave.

Autori thekson se turistët e huaj do të përgëzojnë veten për zbulimin e këtij qyteti teksa do të shijojnë mbrëmjet e pushimeve në Durrës. Dhe për ata që nuk duan shumë diell, mjafton vizita në Amfiteatrin antik  ku dikur 15.000 spektatorë bënin tifo për gladiatorët.

Dhe nga Shqipëria, një qytet nuk duhet lënë pa u vizituar në Bullgari dhe ky është Veliko Tarnovo, I njohur për romancat që u dhuron turistëve. Ish kryeqyteti i Bullgarisë mesjetare është  i vendosur mrekullisht në një kodër mes  dy grykave gjigande.

Rrugë me kalldrëm dhe kishat bizantine shtojnë ndjenjën e izolimit romantik. Kur ju nuk jeni duke pirë një shishe verë, mund të shikoni  endës, rremtarë apo të bëni shopping në pazarin e qytetit.

Kosice në Slovaki është qyteti I tetë që propozohet për turistët që mund të përjetojnë këtu atmosferën cigane. Për ata që janë ngopur me Bratislavën ia vlen të shijojnë shtëpitë me stilin barok dhe katedralen gotike të qytetit që vendasit e quajnë “Xhevahiri i Lindjes” Por këto nuk janë e vetmja tërheqje.

Kosice është e njohur për të vetmin teatër cigan në Europë që gjatë gjithë vitit jep koncerte. Mund të vizitohet edhe Muzeu Ëax apo të kërcesh nën ritmet pop të bareve në qendër të qytetit.

Një klasifikim këtë herë me 8 destinacionet më të lira europiane është edhe ai që ofron David Jennings në sajtin Business insider. Bregdeti jonian konsiderohet alternativë e mirë ekonomike kundrejt plazheve të shtrenjta Italisë dhe Greqisë.

Ajo që vlerësohet në tokën shqiptare është jo vetëm buxheti i ulët, por edhe sitet e shumta arkeologjike të cilat mund të mbushin fare ditët e turistëve të huaj.

Natyrisht që plazhet e jugut kanë pjesën kryesore të turizmit në Shqipëri. Në hartimin e buxhetit për pushime llogaritet se kostoja e një dite është deri në 35 dollarë në ditë.

Në vendin e dytë llogaritet Bullgaria me minimum 33 dollarë në ditë, ndërsa në Lituani një ditë pushimi shkon mbi 35 dollarë.

Mbi 33 dollarë në ditë mund të jetë buxheti për pushime në Rumani ndërsa Portugalia nuk mund të vizitohet pa të paktën 50 dollarë në ditë. Slloovakia kushton 37 dollarë në ditë ndërsa Polonia ka një buxhet udhëtimi ditor nga 35 deri në 40 dollarë në ditë.

Ndërsa në sezonin më të shtrenjtë të Kroacisë sipas Business Insider do të shpenzosh më shumë se 45 dollarë në ditë. Në llogaritjen e buxhetit ditor të udhëtimit janë përfshirë transportet lokale, akomodimet nga hosteli më i lirë deri tek më i shtrenjti, ushqimet nga ato të rrugës deri në restorant dhe natyrisht pijet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)