22 Dhjetor 2024

Qytetarët e vendeve fqinje kanë pse ta vizitojnë Kosovën

Istog, 9 qershor  - Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Istogut  dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  përuroi  aktivitetet e kryera në kuadër të projektit për “Zhvillimin e Istogut\". 

Ky projekt objektiv kryesore ka  fuqizimin dhe promovimin e zhvillimit ekonomik lokal me fokus tek rritja dhe zhvillimi i konkurrencshmerisë dhe arritjes së potencialeve të  bizneseve duke përfshirë gjenerimin e punësimit. Në kuadër të projekti janë kryer një sërë aktiviteteve si  në infrastrukturë për turizëm, përkrahje bizneseve dhe fermerëve si dhe ngritjen e kapaciteteve të hisetarëve zhvillimor në Istog dhe rrethinë.

Sot u përuruan: Ura e Këmbësorëve tek Burimi Drinit, Qendra për Informim dhe Zhvillim të Turizmit, Amfiteatri i jashtëm, shtigjet për biçikleta dhe Ecje Rekreativo Sportive, Shenjëzimi Turistik  përfshirë Promovimin e Produkteve nga Bizneset Lokale dhe përfituesit e Granteve Zhvillimore. U prezantua një program i pasur kulturor, akte dhe vepra artistike të pasuara me një koktej për pjesëmarrësit. Në ceremoni gjithashtu morën pjesë Kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova, kryeministri i Kosovës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z. Samuel Žbogar si dhe drejtori ekzekutiv i “Syri i Vizionit” z. Veton Mujaj.

Z. Žbogar tha se ky është një lajm i mirë për Istogun.  “Ky është shembull i asistencës tonë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përmës këtij projekti BE ka mbështetur njëkohësisht biznesin dhe agroturizmin e Istogut për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Turizmi dhe agro-biznesi janë mundësi për zhvillimin e Istogut, ndërsa tërheqja e vizitorëve të rinj do të ndikojë pozitivisht në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe zhvillimin ekonomik lokal.  Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë prioritet e Kosovës siç janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi\".

Kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova tha se ky është një projekt kreativ dhe një hap konkret për zhvillimin e biznesit, turizmit dhe bujqësisë në Istog. Ai theksoj që Komuna do të jetë gjithmonë e hapur për të  bashkëpunuar dhe çuar përpara idetë dhe projektet në dobi të zhvillimit të Istogut. Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetje “Me këtë projekt jam krenau unë dhe janë krenarë qytetarët e Komunës së Istogut, që e thonë vazhdimisht”

Kryeministri Mustafa tha qytetarët e Kosovës dhe vendeve fqinje kanë pse ta vizitojnë Istogun dhe Kosovën. “Ky projekt qet në pah mrekullitë që ka Kosova, mrekullitë e njerëzve shumë punëtorë që kanë shfrytëzuar mjetet e këtij projekti për zhvillim të komunës së tyre. Projekti qet në pah shumë vlera, prandaj unë ftoj gjithë qytetarët ta vizitojnë” tha ai.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Syri i Vizionit, z.Veton Mujaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.  “Syri i Vizionit tashmë ka zbatuar mbi 150 projekte dhe ekipi ynë dinamik do vazhdojë të përkrahë punësimin e të rinjve, fuqizimin e bizneseve dhe fermerqve në mënyrë që të ndihmojmë gjenerimin e vendeve të punës dhe të krijojmë më shumë mundësi dhe shpresë për të gjithë\".

Ky projekt ka synim rritjen e ofertës turistike, promovimin dhe përkrahjen e zhvillimit të Istogut.  Punimet në infrastrukturë dhe  promovimi i kësaj zone turistike synon rritjen e numrit të turistëve, zhvillimin e ekonomik, fuqizimin e bizneseve lokale si dhe rivitalizimin e gjithë kësaj zone turistike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)