Qytetarët e Pejës me aksion simbolik për mbrojtjen e lumit Lumbardh
Pejë, 2 mars - Shoqëria Civile e Pejës organizon sot aksionin simbolik si vazhdim i aktiviteteve kundër hidrocentraleve në lumin Lumbardhi.
Demonstrimi me gypa do te ndodhe sot në mesditë në qendër të qytetit të Pejës tek ura e Milet Bahqes.
Ndërtimi i hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh po vazhdon të kundërshtohet nga të gjithë.
Ky projekt dëmton ambientin, florën e faunën në këtë pjesë dhe po ashtu rrezikon zhvillimin e turizmit si degë strategjike të zhvillimit ekonomik të Komunës së Pejës.
Ndërtimi i Hidrocentralit në Lumbardh në zonën e Rugovës sipas banoreve te Pejës nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë ngase ky projekt nuk është jetik për qytetarët e Komunës së Pejës e në anën tjetër seriozisht dëmton ambientin dhe qëllimet strategjike të Komunës.