Qytetarët e Kosovës braktisin zgjedhjet, zgjedhin plazhet e Shqipërisë
Durrës, 9 qershor - Plazhi i Durrësit dhe ai i Velipojës ditën e djeshme ka qenë i mbushur me pushues të shumtë, ku nuk kanë munguar edhe ata nga Kosova.
Edhe pse dje në Kosovë po zhvilloheshin zgjedhjet parlamentar, shumë pushues u janë drejtuar plazheve dhe jo qendrave të votimit.
Qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, nga Kosova dhe Mali i Zi, janë dyndur në këto pika turistike, duke shijuar ujin e kaltër dhe rrezet e diellit.
Një pjesë e pushuesve nga Kosova janë shprehur, se kanë votuar pastaj janë nisur drejt bregdetit shqiptar.
Për qytetarët e Kosovës zgjedhjet shihen si një shpresë për ndryshime pozitive në vend, aq më shumë kur Ballkani Perëndimor ka hedhur sytë drejt integrimit në familjen evropiane.
/Shekulli/