Qeveria miraton Projektligjin për Turizmin
Prishtinë, 7 dhjetor - Me Projektligjin për Turizmin, i aprovuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, rregullohet promovimi i turizmit regjistrimi, kërkesa e sigurisë, sistemi vlerësues, sistemi vullnetar i regjistrimit si dhe krijimi i një kornize institucionale për zhvillimin e turizmit.
Me këtë projektligj parashihet mbrojtja e plotë e konsumatorit i cili parashihet në paketën turistike. Me këtë projektligj Agjencionit turistike mund të bëjnë sigurimin e paketave turistike në formën e një polise të sigurimit, garancie bankare apo depozitimi të parave në një llogari të veçantë bankare.
Element i rëndësishëm i këtij projektligji është që ky përmban dispozita të cilat janë në harmoni të plotë me direktivat e BE-së e cila ka të bëjë me zbatimin e projektligjit po ashtu edhe përmes akteve nënligjore