Qeveria greke me plan për të rritur taksat ndaj bizneseve të turizmit
Athinë, 26 qershor - Planet e qeverisë greke për të rritur taksat ndaj bizneseve të turizmit në ishuj, të cilët kanë qenë destinacion i preferuar për arsye të çmimeve të volitshme, i kanë shtyrë turistët të orientohen nga Turqia.
Plani i qeverisë greke për të rritur taksën në ishuj, një praktikë kjo për ta ndihmuar vendin të dalë nga kriza, i ka vendosur në dilemë turistët.
Planifikohet që taksa e qëndrimit në komplekset turistike të ishujve grekë nga 6,5% të rritet në 13%, kurse taksa e ushqimit në restorant nga 13% të rritet në 23%. Ishujt grekë nga turistët e huaj deri më tani preferoheshin për arsye të çmimeve të volitshme.
Mendohet se këto zhvillime në vendin fqinj do të jenë në dobi të turizmit turk.