Qeveria e Shqipërisë promovon turizmin
Tiranë, 24 maj - Në një deklaratë për shtyp të premten, drejtori i komunikimit pranë kryeministrit Rama , Endri Fuga, i bëri thirrje shqiptarëve të bëhën pjesë e promovimit të Shqipërisë turistike.
Javën e kaluar përfundoi konkursi ndërkombëtar për imazhin e ri të Shqipërisë, ku juria ndërkombëtare shpalli fituese kompaninë \"StrawberryFrog\", e cila ka një eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, në fushën e turizmit dhe të investimeve të huaja.
Drejtori i Komunikimit Fuga shtoi se \" qeveria shqiptare dhe kompania fituese \"StrawberryFrog\", ftojnë qytetarët shqiptarë të vizitojnë faqen e internetit wwwalbania.tumblr.com, ku mund të komentojnë dhe sugjerojnë, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë\", raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.