Qeveria e Serbisë kërcënon investitorët për Brezovicën
Prishtinë, 16 qershor - Qeveria e Serbisë i ka kërcënuar të gjithë investitorët potencialë për Brezovicën.
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë, iu ka dërguar letër kërcënuese kompanive që potencialisht mund të përfshihen në konsorciumin për Brezovicën.
Në letrën dërguar investitorëve, Gjuriq ka thënë se pronat në Brezovicë i takojnë Serbisë dhe se ata do të përballen me padi dhe gjyqe në rast se vendosin të përfshihen në projektin e Brezovicës, shkruan sot Koha Ditore.
Letra e Gjuriqit ka mbërritur tek të gjitha kompanitë të cilat janë zotuar të investojnë mjetet e tyre në projektin e Brezovicës.
/Koha Ditore/